Kapen mbi 500 kg kokainë me vlerë mbi 100 milionë euro në Dubai

Policia në Dubai ka sekuestruar një sasi rekord kokaine, me vlerë më shumë se 117.5 milionë euro.

Zyra e policisë së Dubai u njoftoi se operacioni për kapjen e kokainës u emërtuar "Akrepi". Policia arrestoi një burrë, që vepronte si ndërmjetës në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës.

I dyshuari u prangos në vend, ndërsa edhe më herët kishte qenë i dënuar. Ai kishte mbajtur lëndën narkotike në një magazinë, përpara se ta dërgonte në tjetër vend në Gjirin Persik.

Dënimi për trafik droge në Emiratet e Bashkuara Arabe është shumë i rëndë.

Madje, dënimet shkojnë deri në burgime përjetësisht ose me vdekje.