Vidhnin energjinë nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, në pranga 2 persona në Skrapar

Policia në Skrapar ka arrestuar dy persona, pasi dyshohet se vidhnin energjinë elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë dy persona, që dyshohen për veprën “vjedhja e energjisë elektrike”.

Njoftimi i policisë:

Skrapar

Vidhnin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Skrapar, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesat e shtetasve F. Sh. dhe E. Sh., ku konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 65 vjeç dhe E. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Gjerbës, Skrapar, për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.