‘Skandali Kurz’, Edi Rama dhe Top Channel

Nga CNA.al

‘Si i përdori paratë e shtetit, skandali i korrupsionit që fundosi kryeministrin austriak, Sebastian Kurz’.

Është ky lajmi i raportuar me detaje nga Top Channel, ditën e sotme.

Deri këtu çdo gjë duket në rregull, por ashtu siç e citon edhe Top Channel në tekst, edhe në mediat evropiane dhe ato austriake raportohet se ‘skandali Kurz’, është për shkak të blerjes së qëndrimeve pozitive.

Pra, akuzohet se ka financuar mediat që të mbajnë qëndrime pozitive ndaj tij.

Mos është i njëjti rast dhe me Top Channel, i cili është pa asnjë diskutim është megafon i Qeverisë.

Mos vallë ‘skandali Kurz’, duhet të jetë ‘skandali Rama’ në Shqipëri?

Top Channel, një televizion që drejtohet nga një ish deputet i Partisë Socialiste, ish-Ministër i Partisë Socialiste është kthyer në papagallin e Edi Ramës.

Ndërsa Kurz, paska blerë disa qëndrime pozitive në media në Austri, po Top Channel, çfarë ka bërë në Shqipëri?

Top Channel, është vërtetuar se ka lidhje me ortakërinë, me biznese korruptive të Qeverisë, përfshirë këtu aferën e inceneratorëve që po hetohet nga SPAK.

Ben Blushi, ish-deputet, ish-Ministër i Partisë Socialiste, është i lidhur në ortakëri me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton nëpërmjet bashkëshortes së tij apo është në ortakëri edhe me Stela Gugallen e inceneratorit të Elbasanit, drejtpërdrejt me një kompani të regjistruar në Shqipëri.

A nuk janë blerje pozitiviteti apo propaganda të shfrenuara me paratë e taksapaguesve të cilët, detyrohen edhe pse të varfër të paguajnë koncensione qindra miliona –euro, të prodhuara nga ortakëria me pronarë televizionesh, përfshirë këtu Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin?