Stuhia ‘Athina’/ Reshjet e dendura marin para gjithçka në vendin fqinj

Stuhia “Athina” ka goditur Greqinë, ku si pasojë e reshjeve të shumta, rrugë u përmbytën ndërsa pati rrëshqitje masive dheu në Achladi dhe Kotsikia.

Sipas kryetarit të Limni Mantoudi, përveç rrëshqitjeve të dheut, përmbytje u vunë re në komunitetin e Strofilia.

Nga pamjet shihet si rrugët e asfaltuara janë shkatërruar ndërsa vërshimet e ujit kanë marrë para gjithçka.