Hungari – Shqipëri, statistikat mes dy kombëtareve

Dita e shumëpritur ka ardhur. Në stadiumin “Pushkash Arena” të Budapestit, Shqipëria do të sfidojë Hungarinë, në një duel që pritet të përcaktojë fatet e grupit I në kualifikueset e Botërorit “KATAR 2022”.

Ndeshja e fundit mes dy Kombëtareve, u mbyll me fitoren e kuqezinjve 1-0, falë golit të shënuar nga Armando Broja në minutat e fundit.

Triumfi në “Elbasan Arena” është dhe i vetmja i arritur nga Shqipëria ndaj hungarezëve, ndërsa këta të fundit kanë triumfuar me rezultatin e thellë 12-0, më 24 shtator 1950. Bilanci i Shqipërisë ndaj kundërshtarit të sotëm janë 5 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore.

Në këto 6 ndeshje të fazës kualifikuese, Shqipëria ka fituar 4, nuk ka barazuar asnjëherë dhe ka humbur 2, ndërsa hungarezët, kanë fituar 3, barazuar 1 dhe humbur 2.