Policët bastisin shtëpinë e një pedofili, tronditën nga ajo që gjejnë në banesën e tij

Bastisja e shtëpisë së një të dyshuari për ngacmim të fëmijëve në Brazil nga policia zbuloi një të vërtetë tronditëse.

Policia gjeti "materiale monstruoze" që kishin të bënin me nazizmin, duke përfshirë stema, dokumente, uniforma, flamuj dhe madje edhe një kartë anëtarësie për partinë naziste me fotografinë e të dyshuarit. 

Imazhet e publikuara nga policia tregojnë se në mesin e qindra sendeve të kujtimit nazist ishin disa fotografi në korniza dhe buste të Adolf Hitlerit.

U gjetën gjithashtu dhe armë zjarri, duke përfshirë një pushkë dhe një mitraloz, si dhe një sasi të madhe municionesh.

58 vjeçari i tha policisë se koleksioni i tij vlente 3 milion euro edhe pse kjo është e paverifikueshme.

Aylson Proenca Doyle Linhares,  u arrestua në fillim të kësaj jave pas një njoftimi nga fqinjët e tij. 

Fqinjët akuzuan Linhares për abuzim me djalin e tyre 12-vjeçar.

''Burri është akuzuar për posedim të paligjshëm të armëve, racizëm dhe pedofili, pasi policia gjeti edhe fotografi të të miturve në kompjuterin e tij'', tha Luis Armond, detektivi kryesor në këtë rast.

"Ai është një djalë i zgjuar dhe i artikuluar, por ai është mohues i Holokaustit, është homofob, është pedofil dhe thotë se gjuan homoseksualët,"  tha Armond për agjencinë e lajmeve Reuters. 

"Unë nuk jam mjek, por ai më duket një psikopat i çmendur."

Armond tha gjithashtu se i dyshuari vinte nga një familje e pasur investitorësh dhe besohej se kishte përdorur trashëgiminë e tij për të ndërtuar koleksionin.

Policia gjithashtu do të hetojë se ku janë marrë objektet.