'Arrestimi i Thoma Gëllçit dhe kopaçet që këput Edi Rama në TV'

Nga Ylli Manjani

Arrestimi i Thoma Gëllçit dhe kopaçet që këput Bosi në TV me çmimin e hashashit janë cirk.

Cirku Rama që ofrohet si shfaqje për të bërë njerëzit të harrojnë çmimet e ngritura nga qeverisja korruptive!

Pjesë e kësaj shfaqje cirku është padyshim dhe partia e Lulit. Ky i fundit bën numra shpejtësie me Vulën e PD… 

Nuk e di ç’ka bërë Thomai, por çfarëdo të ketë bërë nuk është ai që thau kaskadën e Drinit dhe burimet financiare të KESH dhe OSHEE.

Meqë ra fjala, keni dëgjuar ndonjë krizë në botë që të ketë një datë fillimi dhe një datë fikse mbarimi?!! Se cirku Rama do të na fshijë edhe memorien. Do të na shpërlajë trutë para se të rrjepë paratë.. 

Dhe çmimi kërkohet të rritet me të paktën 40%, jo 18% sa ç’tha Bosi.

Sa më spektakël cirku aq më e madhe fshehja!