Vasili: SPAK vepro! S'ka krizë energjitike, por megavjedhje shtetërore

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI, i ka bërë thirrje SPAK-ut të nëdërhyjë në një moment kur qeveria po paralajmëron një rritje çmimesh energjie si pasojë e një "krize të jashtëzakonshme enegjitike". Por pretendimi i qeverisë ka rënë ndesh me ekspertët e energjitikës dhe ekonomisë në vend që theksojnë se nuk ka krizë energjitikë, por keqmenaxhim nga qeveria të burimeve dhe spekulim në bursa.

"SPAK vepro, boll u fshehe, s'ka krize energjitike, por megavjedhje shteterore!!! - bëri thirrje Vasili. - Faktet ulerijne! S'ka krize energjitike, por korrupsion te tmerrshem dhe maskarellek te qeverise.

Qeveria do te rrise çmimet e energjise, per te mbuluar vjedhjen dhe plaçkitjen, qe i ka bere arkes se shtetit, qe eshte bosh! Qytetaret nga varferia e tyre u dashka te paguajne hajduterine e qeverise.

Gjendja energjitike kete vit ka qene nga me te mirat. Prodhimi vendas i energjise i bollshem si asnjehere. Fierza ka qene ne nivele nga me te lartat ne gusht. Qeveria ne vend te blente energjine, qe prodhohet ne vend dhe ka çmim mjaft te lire, blinte dhe blen energji nga jashte shume here me te shtrenjte, qe te vidhte dhjtera milione euro me tenderat e energjise.

SPAK faktet kane dale sheshit i dine te gjithe!

SPAK duhet te ishe qe dje ne zyrat e OSHE dhe te KESH!

SPAK boll u fshehe!

SPAK boll mbylle syte!

SPAK duhet te kuptosh se po rendon shume poziten tende me mosveprimet ndaj qeverise!

SPAK qe nuk vepron po kthehesh ne bashkefajtor me Ramen dhe qeverine dhe eshte vendosur kunder qytetareve ne krah te hajduterise qeveritare!

SPAK po punon vetem per te ruajtur pandeshkueshmerine e qeverise!