Pas misterit të Zonës 51 në SHBA, tani po flitet për Zonën 52 e cila gjithashtu mbahet e fshehtë

Është folur shumë për zonën 51 e cila ndodhet në shtetin e Nevadës dhe thuhet se është zona e Forcave ajrore dhe njerëzit në SHBA nuk kanë të drejtë ta vizitojnë.

Ata janë përpjekur shumë herë tu futur në këtë zonë por nuk kanë mundur.

Thuhet se aty bëhet testimi i avionëve sekretë të qeverisë amerikane.

Por tani po flitet për një tjetër zonë e quajtur,  Zona 52 menjëherë pas Zonës 51.

Pretendimet për Zonën 51 si dhe Zonën 52 janë po aq rrëqethëse. 

Ka shumë thashetheme për Zonën 52 duke nisur nga testimi i armëve sekrete deri tek pretendimet se alienët mbahen brenda. 

Pretendohet se baza sekrete është aktive dhe puna vazhdon.

I shtrirë në një sipërfaqe prej 76 kilometrash katrorë, ky rajon i madh ndodhet pranë Liqenit Groom.

 Vendbanimi më i afërt me rajonin është një qytet i quajtur Rachel. 

Ka dhjetëra teori dhe legjenda urbane që qarkullojnë për atë që ndodh në këtë zonë të madhe në mes të shkretëtirës.

Sigurisht, më e famshmja nga këto është lidhja e rajonit me alienët.

 Mendimi më i përhapur është se po bëhen kërkime mbi alienët dhe anijet kozmike të kapura në rajon. 

Sidoqoftë, kjo teori mbetet një mister për shkak të qasjes shumë të kufizuar në zonë.