100 vjetori i Shkollës Bujqësore Lushnjë

Me rastin e 100 vjetorit të hapjes së shkollës së parë Bujqësore Lushnjë, Drejtoria e Përgjithshme iu bashkua organizimit të eventit të zhvilluar nga bashkia Lushnje për jubileun e shkollës.

Shkolla bujqësore është një nismë e shtetit shqiptar për t’i dhënë një vëmendje degës kryesore të ekonomisë së vendit në atë periudhë, bujqësisë. Vëmendja e shtetit bëri që shkolla të ishte pranë një ferme ku edhe studentët të vendosin në praktikë njohuritë të cilat i merrnin në shkollë. Në këtë shkollë vinin nxënës nga e gjithë Shqipëria.

Shkolla u mbyll në mesin e viteve 20’ dhe u rihap në 1928, u mbyll në fillim të 1930 dhe u rihap më 1937.