Arben Ahmetaj do të menaxhojë krizën e energjisë elektrike

Arben Ahmetaj pas epitetit, nisi të njihej në publik edhe me nofkën ‘ministri i fatkeqësive’.

Kur ishte ministër i Financave të koncesioneve dhe tenderave shumë-miliardëshe mori nofkën ‘tigri’ dhe po ashtu, edhe në menaxhimin e miliardave të tjera që nuk dihet se si janë shpërndarë për tërmetin dhe pandeminë.

Tashmë në postin e zëvendëskryeministrit në qeverinë ‘Rama 3’, Arben Ahmetajt, i është besuar edhe menaxhimi i krizës së re, e cila është paralajmëruar nga Rama se do të jetë për shqiptarët po aq fatale sa dy fatkeqësitë e mëparshme, nga të cilat shqiptarët nuk kanë shpëtuar akoma.

Më 8 tetor, Këshilli i Ministrave shpalli gjendjen e krizës së energjisë elektrike, në një mbledhje jashtë radhe, ku mes të tjerave konfirmohet se edhe kriza e ashtuquajtur energjetike, do të menaxhohet nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.