Ura origjinale e Winnie the Pooh shitet mbi 131 mijë paund

Ura origjinale që frymëzoi historitë e Winnie the Pooh është shitur në ankand për më shumë se 131,000 paund. Ura, e cila u rindërtua pranë Penshurst, Kent, pritej të arrinte deri në 60,000 paund.

Ajo ishte vendi ku Milne dhe djali i tij Christopher Robin, krijuan lojën Poohsticks. Blerësi, Lord De La Warr, i cili zotëron Buckhurst Park në East Sussex, tha: "Do të jem krenar".

E quajtur më parë ura Posingford, struktura është restauruar gjatë viteve e kur u rihap u quajt ura Poohsticks nga Christopher Robin Milne në 1979.

Ajo u bë e pasigurt në fund të viteve '90 ndaj u çmontua dhe u zëvendësua me një urë kopje, e cila është ende në vend në Ashdoën Forest.

"Hedhurinë në pyll"

Ish -pronari Mike Westphal e riparoi urën origjinale pasi mori lejen nga këshilli i famullisë lokale, duke zëvendësuar pjesët e dëmtuara me lis nga Weald of Kent.

Westphal mendoi se "dikush duhej të bënte diçka me të, dhe për fat të keq kjo më ra mua". "Është një vend aq ikonik, është fëmijëria e shumë njerëzve."

Një histori e shkurtër e Winnie-the-Pooh

Libri i parë Winnie-the-Pooh, i shkruar nga A.A Milne, u botua në tetor 1926.

Thuhet se Mbretëresha britanike i ka dashur historitë e Winnie the Pooh kur ishte fëmijë.

18 janari është Dita Kombëtare e Winnie the Pooh në Britani,  ditëlindja e krijuesit të Pooh, A.A Milne.

Një grup monedhash Winnie thePooh dhe miqtë e tij do të emetohen nga Mint Royal më vonë gjatë këtij viti për të festuar 95-vjetorin e Pooh.

Ura u përmend për herë të parë në The House at Pooh Corner, e botuar fillimisht në vitin 1928, kur Pooh aksidentalisht hedh një boçe pishe në lumë nga një urë.

Ankandi e shiti urën të mërkurën dhe pati oferta nga e gjithë bota. James Rylands, një specialist përgjegjës për ankandin, tha: "Ne ishim të emocionuar nga interesi që ura mori në nivel global, por jemi të kënaqur që ura do të qëndrojë në këtë vend."

Lord De La Warr tha se ai shpresonte se "shumë fëmijë, dhe të rritur, do të jenë në gjendje të admirojnë urën origjinale" në pronën e tij.