Ministri thotë merrni masa, shirat e shtrëngatat do zgjasin deri në ...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën thirrje që qytetarët të marrin masa për shkak të reshjeve të shirave që do të zgjasin deri në datën 12 tetor.

Me një status në Facebook, Peleshi thotë se u ka bërë thirrje bashkive që të mbajnë strukturat në gaditshmnëri.

Statusi i Niko Peleshit:

Nga parashikimi i Shërbimit Meteorologjik në Shqipëri, gjatë javës në vazhdim në të gjithë vendin do të ketë reshje mesatare dhe të dendura.

Reshjet që priten gjatë javës, konsiderohen normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje, megjithatë, strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo situatë të mundshme.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile gjejnë rastin për t'u bërë thirrje të gjitha bashkive që të mbajnë në gatishmëri strukturat dhe kapacitetet e tyre për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Kjo situatë do të vazhdojë deri më datë 12 tetor kur do të kemi reshje të izoluara vetëm në dy qarqe, Dibër dhe Vlorë.