Inter-Juventus/ Caktohet data dhe vendi se ku do të luhet Superkupa e Italisë

Vjen edhe data e Superkupës së Italisë. Dueli mes Interit dhe Juventusit do të zhvillohet të mërkurën e 22 dhjetorit në Arabinë Saudite.

Kjo është zyrtarizuar nga Liga, ndonëse pas datës ka dalë në pah një tjetër problem.

Kalendari duhet rimodeluar, sepse nëse Juvja do të presë Kaljarin dhe Interi Torinon, jo vetëm që këto sfida mund të shtyhen, por edhe skuadrat e tjera pretendente për titullin kampion mund të kërkojnë shtyrjen e takimeve të tyre për të mos copëtuar kalendarin.