FOTO lajm/ Linja e Porcelanit aty ku COVID-19 ‘hedh valle ‘ në çdo orë të ditës

Kjo foto është bërë sot, 8 tetor në linjën e Porcelanit.  

Çdo orët të ditës por sidomos në orët e para të mëngjesit, qytetarëve ju duhet të presin dhe të shtyhen për të hypur në urbanin e kësaj  linje të cilët janë të mbushura jashtë kapacitetit të tyre duke mos zbatuar masat anti-covid siç parashikon Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë.

Udhëtimi nga Fresku, nuk zgjati më shumë se 20 minuta për të mbërritur në qendër.

Por duke i bashkuar trafikun që është prezent çdo ditë, një qytetari i duhet më shumë se 45 minuta për këtë udhëtim.

Nisur nga kjo shoferët thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor duke hapur dyert e autobusit pa mbërritur në stacion.