Trajneri i Belgjikës nuk e shpjegon dot humbjen me Francën: Jemi të dërrmuar

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, nuk arriti ta shpjegonte konkretisht humbjen e skuadrës së tij kundër Francës.

Një pjesë e parë pragmatike për “Djajtë e Kuq” dhe avantazh me dy gola që dukej se e kishte vënë rezultatin në kasafortë.

Për trajnerin e belgëve trishtimi është i madh, pasi pa në fund që nga avantazhi 2-0, ekipi i tij të mundej 3-2, duke mos arritur dot të kualifikohej në finalen e Ligës së Kombeve.

“Është e trishtueshme. Djemtë janë të dërrmuar. Mendoj se dhanë gjithçka e se me pak vëmendje mund të kishim arritur një finale historike për ne.

Sidoqoftë, duhet të gjejmë forcat për të qenë gati për Italinë. Duam të nderojmë turneun dhe fanellën. Kjo humbje na shërben si mësim. Është një makat i madh. Të dielën nuk do të jetë e lehtë, por duam të arrijmë diçka pozitive”, deklaroi tekniku i Belgjikës.