Atdheu pëson aksident në Tiranë, ja gjendja e tij!

Në zonën e “Don Boskos” në Tiranë ka ndodhur një aksident.
Burime pranë ngjarjes kanë bërë të ditur se një prej drejtuesve të mjeteve që janë përfshirë në këtë ngjarje është ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina.

 

Nga informacionet paraprake thuhet se ka qenë mjeti ngjyrë gri ai i cili ishte duke dalë nga parkimi dhe përplasi automjetin të tipit “Audi” që i përket Atdheut.

Për fat të mirë nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Atdheu, vetëm pak më parë me një status në “Instastory” u shpreh kështu:

“Familjarë, miq dhe dashamirës në pamundësi që të ju kthej të gjitha mesazhet secilit pas një aksidenti që kisha me makinë, faleminderit shumë nga ana juaj zoti ju rujt!”