Fifi sëmuret papritur në 'Big Brother Vip', banorët i vijnë në ndihmë

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother’ ditën e djeshme ka ndodhur një incident i pakëndshëm me këngëtaren e njohur Fifi.

Ajo prej kohësh kishte treguar se ka probleme me stomakun dhe ditën e djeshme një ushqim që konsumoi gjatë darkës i shkaktoi një shqetësim.

Të gjithë banorët e “Big Brother Vip” i erdhën në ndihmë, veçanërisht aktorja Arjola Demiri që ishte në çdo moment afër saj.

Kjo situatë u perjetua mjaft keq nga Fifi e cila shpërtheu në lot. “Kam pak probleme me stomakun. Hëngra kokoshka dhe misri me kripë nuk më bëri mirë”, tha Fifi.

“Nuk ke temperaturaë. Je shumë mirë kështu mos u shqetëso”, iu përgjigj Arjola Demiri.

Ndërkohë Paloma hodhi idenë që në turnin e Fifit për plotësimin e sfidës me bluarjen e kafesë të gjithë banorët të punonin nga pak.