VIDEO/ Matt Palumbo: Soros kontrollon Parlamentin Europian dhe GJEDNj, ka ndikim në 50 vende

Studiuesi amerikan Matt Palumbo, pas pak muajsh, në fund të dhjetorit do të vijë me një libër mbi jetën e George Soros.

Në një intervistë për 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Palumbo zbuloi të pathëna për jetën e Soros, aktivitetin e tij dhe ndikimin që ka në Europë dhe SHBA. 

I pyetur nga gazetari Çim Peka se çfarë di Palumbo për Soros dhe rolin e tij, shkrimtari amerikan tha se manjati qëndron pas çdo lëvizje majtiste në shtete të caktuara. Sipas Palumbos, Soros zotëron miliarda dollarë pasuri dhe si rrjedhojë është influent i lëvizjeve politike dhe sociale. 

Çim Peka: Si funksionon saktësisht Soros?
 Matt Palumbo: Në SHBA dhe një pjesë të mirë të botës, Soros ka statusin e gogolit dhe sa herë ka një kauzë majtiste, njerëzit e dinë që Soros është pjesë e saj. Dhe unë doja të shkruaja një libër që i hedh një këndvështrim kritik jetës së tij, me çfarë merret dhe çfarë jo, ai ka miliardë dollarë dhe kemi shumë shembuj mbi të cilët mund të bazohemi. 

Çim Peka: Çfarë shembujsh keni?
 Matt Palumbo: Në Europë Soros ka shumë ndikim dhe amerikanët nuk janë në dijeni për këtë. Në 2018 pati një rrjedhje dokumentacioni nga Fondacioni Soros dhe ishte një dokument 200 faqësh, ku kishte një listë parlamentarësh të PE, të cilët konsideroheshin si aleatë të tij. Pra ka një ndikim të jashtëm në Parlamentin Europian. Ka një ndikim të madh në mbi 50 vende dhe ka po aq ndikim sa ka edhe në SHBA. 

Çim Peka: Ju thoni se Soros ka ndikim të madh në PE, në 50 deputetë, a keni ide cili është qëllimi i ndikimit të Soros në Europë? 
Matt Palumbo: Besoj se PE është vendi ku ai ka më tepër ndikim, ndikon edhe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, 13 gjyqtarë punojnë për kauzën e Soros.