Samiti i BE në Slloveni, Nesho: Ishte i rëndësishëm, Shqipëria ngeli sërish pa datë integrimi

Diplomati Agim Nesho, në një intervistë me Skype në emisionin Ora 17 në Syri Tv, me moderatoren Juli Krisafi, foli për Samitin e BE-së në Slloveni.

Nesho thekson se Samiti i BE-së në Slloveni ishte i rëndësishëm, duke shtuar se Shqipëria ngeli sërish pa datë të integrimit.

“Ky Samit ishte shumë i rëndësishëm. Shqipëria sërish ngeli pa datë për integrimin. Në BE flitet për vendin tonë se ka sistem politik hibrid. Burrokratët e Brukselit duan protagonizëm. Rama kërkoi të tregonte se kush kishte faj. Ra propaganda se BE mbështet Ballkanin e Hapur.

Samiti ndryshoi gjuhën diplomatike. Politika e jashtme e Ramës është e dështuar. Gjermania ka thënë prerë se duhet që Tirana të përmbushë detyrat që ka e Berlini do të konsiderojë integrimin e vendit tonë, por ne nuk kemi përmbushur detyrat që na kanë ngarkuar”, deklaroi Nesho.