Vdes punëtori nga Bangladeshi në Greqi, plagoset shqiptari

Një aksident pune ka ndodhur në Santorini të Greqisë, ku një punëtor ka vdekur dhe një është plagosur.

Të dy po punonin në një ndërtesë. Çatia është shkëputur, duke vrarë njërin punëtor e plagosur tjetrin, shkruajnë mediat greke.

Viktima është një shtetas nga Bangladeshi, 40 vjeç, ndërsa është plagosur edhe një shqiptar, rreth 45 vjeç.

Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të ndodhur në vendin fqinj.