Futbollistet femra të Leganes dhe Getafes luajnë për një trofe që la shumë tifozë pa fjalë

Klubi spanjoll i futbollit, Leganes, ka organizuar një ndeshje të quajtur “Trofeo Villa de Leganes” në të cilën ekipi i femrave do të luajë kundër Getafes.

Por ky duel, i panjohur për publikun e gjerë, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për shkak të trofeve që do të jepen.

Leganes njoftoi se sonte ekipi i femrave do të luajë për "Kastravecin e Artë”. 

Postimi i klubit spanjoll mori komente të shumta negative nga tifozët, të cilët e kosideruan trofeun si seksist.

Ky është edicioni i dytë i Trofeo Villa de Leganes. I pari u mbajt në vitin 2019 në të cilën garuan Leganes dhe Rayo Vallecano, teksa trofetë ishin identikë.