Kryemadhi takon ambasadorin e Britanisë: Mirëpres të bashkëpunojmë ngushtësisht

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith.

Kryemadhi thekson se mirëpret të bashkëpunojë ngushtësisht me ambasadorin, për të çuar përpara synimet e përbashkëta, si dhe për të afruar më tepër popujt e dy vendeve.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Mikëprita me kënaqësi në një takim ditën e sotme, Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith.

Mirëpres të bashkëpunojmë ngushtësisht për të çuar përpara synimet e përbashkëta, si dhe për të afruar më tepër popujt e dy vendeve tona. [🇦🇱] [🇬🇧]