Bashkëshortja e futbollistit të PSG -së kundër Pochettino-s: Ai është vrasës!

Camilla Galante, gruaja e mesfushorit të PSG -së Leandro Paredes, kritikoi ashpër trajnerin e ekipit të Parisit, Mauricio Pochettino përmes Twitter.

Futbollisti 27 vjeçar ka zhvilluar vetëm tre ndeshje këtë sezon dhe luajti vetëm 150 minuta me fanellën e klubit parisien, gjë që mund të mos jetë befasuese duke pasur parasysh se po lufton për një vend në formacion me Marco Verratti, Georgini Wijnaldum, Idriss Gueye, Ander Herrer dhe Danilo Pereir.

Mirëpo, gruaja e Paredes është e mendimit se e ai meriton më shumë minuta dhe si argument ajo publikoi një statistikë interesante dhe një mesazh të postuar nga një prej përdoruesve në Twitter.

"Leandro Paredes bëri 61.3 pasime për ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës, me një përqindje të pasimeve të sakta prej 91 përqind. A e kuptoni sa e mahnitshme është, sepse përveç teknikës së shkëlqyer i pëlqen të luajë pasime të gjata? Pochettino është një vrasës, pasi e lë atë djalë në stol.

Një numër i përdoruesve të Twitter  i bën "screenshot" postimit, i cili u përhap në rrjetet sociale.

Paredes dhe Galante janë të martuar që prej vitit 2017. Së bashku ata kanë një vajzë dhe një djalë.