Samiti i BE në Slloveni, Dafa: Nuk ka shumë ‘uri’ për zgjerim, Franca e Holanda vazhdojnë skepticizmin

Hulumtuesi për Çështjet e Qeverisjes dhe të Sigurisë IDM, Alban Dafa, në një intervistë në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, foli për Samitin e BE-së në Slloveni.

Dafa thekson se nuk ka shumë “uri” nga BE-ja për zgjerim, duke shtuar se Franca e Holanda vazhdojnë që të jenë skeptike ndaj integrimit.

“Nuk ka shumë uri për zgjerim. Franca e Holanda vazhdojnë të jenë skeptike. Liderët e Ballkanit janë opurtunistë. Ata e dinë se shanset për integrim janë të pakta dhe kritikojnë BE-në. Për zgjerimin, ka probleme të brendshme edhe në BE. Qeveria shqiptare duhet të mbajë përgjegjësi për realizimin ose jo të reformave që ka ndërmarrë.

Edhe Kuvendi ka përgjegjësinë e tij që të kërkojë llogari ndaj maxhorancës. Zgjerimi nuk është diçka që ka lidhje me emrin e Bullgarisë. Nuk mendoj se Shqipëria do të arrijë të shkëputet nga Maqedonia e Veriut, sa i përket integrimit europian. Negociatat do jenë shumë të vështira, mendoj. Veton bullgare, qeveria shqiptare nuk e ka nën kontroll, por duhet të merret me ato gjëra që ka nën kontroll”, u shpreh Dafa.