Itali: Gianluigi Donnarumma thyen heshtjen pas mbrëmjes së komplikuar

Kampionët e Europës tre muaj më parë, Italia humbi ditën e djeshme në shtëpi në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Spanjës (2-1). Madje, “La Roja” i shkaktoi azurrëve humbjen e parë në 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Gjithashtu, mbrëmja ishte e komplikuar për Donnarumma-n, i cili u vërshëllye nga publiku milanez në secilën prej momenteve që ai prekte topin.

Së fundmi, portieri italian reagoi pas kësaj disfate në rrjetet sociale. “Nuk shkoi ashtu siç donim, por bëmë më të mirën. Fryma dhe angazhimi janë ato që na shoqërojnë gjithmonë kur veshim ngjyrat e vendit tonë. Kokë lart drejt qëllimeve të radhës, " u shpreh Donnarumma.