Luan Krasniqi: Jam i bindur që Robini mund ta përsërisë suksesin e tij ndaj Bosel

Ish-boksieri kosovar, Luan Karasniqi ka komentuar meçin mes Robin Krasniqit dhe Bosel që do të zhvillohet këtë të shtunë.


Meçi pritet të jetë mjaft i vështirë për Krasniqin, por që do të mundohet të japë më të mirën nga vetja.

Para këtij dueli të fortë ka folur edhe ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, i cili tha se beson tek Robini dhe se është me të gjithmonë.

“Mezi po pres meçin e fuqishëm mes Robin Krasniqi dhe Dominic Bösel të shtunën. Dhe jam i bindur që Robini mund ta përsërisë suksesin e tij. Gjithsesi unë jam për të”, tha Luan Krasniqi.