", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/October/07/auto_28307058-8311863-image-a-29_1589296252236-1-780x405-11633609306.jpg", "width": 900, "height": 467 } }

Rudina Dembacaj ‘thumbon’ publikisht Arbana Osmanin për ‘Big Brother’

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj gjatë javëve të para të Tetorit kurorëzoi dashurinë në martesë me ish-politikanin e njohur Mark Frrokun.

Megjithatë, gjatë intervistave të shumta që ajo jep në mediat rozë shpesh herë ngacmohet nga gazetarët lidhur me pyetjet e shumta sa i përket jetës private.

Në vitin 2011 aktorja ka qenë e fejuar me regjisorin Eduart Grishaj, lidhje kjo që nuk zgjati shumë. Sot Eduarti është partneri i Arbana Osmanit dhe çifti kanë edhe një djalë të quajtur Dielli.

Para dy ditësh, Arbana nisi moderimin në ‘Big Brother” ku ka prezantuar personazhet ‘VIP’ që do të jenë pjesë e tij.

Por sot në mëngjes Rudina është zgjuar duke postuar një foto ku nuk ka munguar një komenti i blogerit Olti Curri i cili i përmend pikërisht “Big Brother VIP”.

“Shyqyr filluan postimet e mëngjesit të marrim vesh kush është në BB Vip dhe kush jashtë”, i shkruan Oltit.
Dhe kur të gjithë menduan se Rudina nuk do t’i kthente një koment, aktorja surprizoi si gjithmonë.

“Po ç’VIP zeza unë o Olti”, përgjigje e Rudinës kjo e cila nuk tingëllon dhe aq naive.

View this post on Instagram

A post shared by Rudina Dembacaj (@rudinadembacaj)