'Karteli meksikan i armatosur rëndë po tallet me ushtarët amerikanë në kufi'

Mission, Teksas - Anëtarët e kartelit meksikan të veshur ushtarakisht dhe me pushkë AK-47 janë tallur me ushtarët amerikanë të caktuar në kufirin jugor, një akt i paparë agresioni ky, thonë autoritetet e Teksasit.

"Ajo që ka ndodhur në të vërtetë javën e kaluar nuk është se një grup individësh i kanë rënë rrugës mes përmes se po kontrabandojnë njerëz - por se ata pasi kalojnë lumin në SHBA dhe kontrabandojnë njerëz, kthehen në Meksikë dhe marrin armët," tha zëdhënësi i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit, nënkolonel Christopher Olivarez gjatë një interviste të mërkurën.

"Ato janë pushkë sulmi, po,  AK-47. Ata qëndrojnë në mes të lumit, më pas i tundin armët dhe tallen me Gardën Kombëtare, e cila është në pjesën e SHBA, "tha Olivarez.

Kufiri ndërkombëtar është mesi i lumit, kështu që burrat nuk janë në tokën amerikane.

Kërcënime të tilla nuk kishin ndodhur para kësaj jave.

Brandon Judd, presidenti kombëtar i sindikatës së Patrullës Kufitare, tha të mërkurën se kartelet po fitojnë më shumë se 400 milionë dollarë çdo muaj nga kontrabandimi i njerëzve përtej kufirit.

Burrat meksikanë janë gjithmonë me jelekë antiplumb dhe mbajnë pushkë me fuqi të lartë, tha Olivarez, i cili flet në emër të trupave shtetërorë të caktuara në kufi si pjesë e Operacionit Lone Star.

Olivarez tha se trupat amerikane do të lejohen të ndërmarrin veprime vdekjeprurëse, përfshirë dhe të qëllojnë, për të mbrojtur veten "nëse ata përbëjnë kërcënim për Gardën Kombëtare ose nëse i ngrenë ato armë".

Në fillim të kësaj jave, disa kilometra larg në qytetin McAllen, pesë persona u qëlluan gjatë një përleshjeje me armë që Olivarez tha se erdhi nga përtej kufirit nga qyteti meksikan Reynosa dhe përfshiu operativë të kartelit meksikan dhe zyrtarë meksikanë.