‘Ramës i duhen thyer turinjtë…’, Paloka: Ky regjim nuk përmbyset me këshilla

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratave të Ramës që i quajti kolegët e tij mbeturina të Partisë së Punës. Paloka thotë se ndaj Ramës nuk duhet të bëhet opozitë me këshilla, por me ”thyerje turinjsh”.

'Une habitem me habinë e atyre që paskan pritur që Rama të kishte ndryshuar…!

Për këtë arsye e thashë që ditën e parë në atë sallë: 'Fjalët me këta nuk kanë më asnjë vlerë'.

Ata thjesht duhen përmbysur. Ky dhe vetëm ky duhet të jetë objektivi i opozitës.

Ky regjim përmbyset nuk përmirsohet me keshilla opozitare. Ramës i duhen thyer turinjtë , jo ti bejmë makiazh!', shkruan Paloka në postimin e tij në rrjetet sociale.