Hagë: Veteranët e UÇK i mohojnë akuzat e frikësimit të dëshmitarëve

Dy udhëheqës të një shoqate veteranësh të luftës në Kosovë u deklaruan të pafajshëm të enjten për akuzat që përfshinin pengimin e drejtësisë dhe frikësimin e dëshmitarëve, pasi gjyqi i tyre u çel në Hagë, njoftoi Euronews.

Hysni Gucati, i cili ishte kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kur u arrestua vitin e kaluar dhe zëvendësi i tij, Nasim Haradinaj, të dy përballen me akuzat për pengim të drejtësisë dhe kanosje në shtator të vitit të kaluar me pretendimin e zbulimit të informacionit, duke përfshirë identitetin e dëshmitarëve të mundshëm në gjykatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Të dy burrat i thanë Kryetarit të Trupit Charles Smith III se ishin të pafajshëm për të gjitha akuzat.

"Unë jam gjithmonë kundër padrejtësisë," tha Haradinaj.

Frikësimi i dëshmitarëve ka qenë një problem madhor në ndjekjet ndërkombëtare të krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës 1998-1999 për shkëputjen nga Serbia dhe gjykata me qendër në Hagë po punon shumë për të mbrojtur njerëzit që ofrojnë të ndihmojnë hetimet e saj.