Lotaria amerikane, ambasada jep një paralajmërim për shqiptarët

Një ditë pas hapjes së aplikimeve për lotarinë amerikane, ambasada e SHBA-ve në Tiranë vjen me një paralajmërim për qytetarët shqiptarë.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të Facebook-ut, ambasada thekson se aplikimi për lotarinë është falas, ndërsa ftoi qytetarët që mos të bien pre e mashtrimeve dhe të paguajnë para.

‘Mbrojeni veten nga mashtrimet: Nuk nevojiten para për t’u regjistruar për Lotarinë Amerikane 2023. Për informacion të detajuar, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov’, shkruhet në postimin e ambasadës.

Kujtojmë se aplikimet për lotarinë amerikane 2021-2022 skadojnë më 9 nëntor të këtij viti.