VIDEO/ Shpërthen rrjeti, tifozi godet në kokë futbollistin

Një video qesharake është shpërndarë në rrjetet sociale teksa shihet një tifoz që godet me top në kokë futbollistin.

Pamjet vijnë nga futbolli në Maqedoninë e Veriut, ku bëhet fjalë për ndeshjen midis Shkupit dhe Akademija Pandev.

Në një moment ekipi shqiptar do të nxirrte topin jashtë dhe lojtari i skuadrës maqedonase shkoi për të kërkuar topin te tifozët e Shkupit.

Një prej tyre ka zgjedhur që të tallet me futbollistin e Akademija Pandev dhe nuk ia ka dhënë topin.

Në momentin që lojtari kundërshtar është kthyer duke u shprehur i pakënaqur, vjen menjëherë topi që lëshohet nga tifozi direkt në kokën e futbollistit.