Manchester United ka gati kontratën e re, Pogba përballë zgjedhjes së vështirë

Paul Pogba ka kontratë të vlefshme me Manchester United deri në qershor të vitit 2022

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, gjiganti anglez tashmë i ka ofruar marrëveshje të re yllit të tyre me rritje të konsiderueshme të pagës.

Kjo ofertë nga United është bërë në Korrik të vitit të kaluar, megjithatë ende nuk ka ndonjë përgjigje nga Pogba dhe agjenti i tij Mino Raiola.

Drejtuesit e “Djave të Kuq” po presin një përgjigje nga francezi, pasi nuk duan ta humbin falas në fund të edicionit.