E pazakontë në Itali/ 'Zona e thatë' regjistron sasinë e ‘çmendur’ të reshjeve të shiut

Reshjet ekstreme të shiut thyen rekorde këtë javë në një zonë të Italisë, që  njihet për klimën e saj të thatë, duke shkaktuar përmbytje.

Të hënën  një stuhi  përfshiu  pjesën veriperëndimore të Italisë, duke sjellë reshje shiu që nuk janë regjistruar kurrë më parë në tërë Evropën, 742 milimetra për 12 orë.

Sasi e shiut që ra në 12 orë është më shumë se gjysma e sasisë tipike të shiut, që bie në rajon gjatë një viti të tërë.

Provinca italiane e Gjenovës, e njohur për bukuritë natyrore, u bë epiqendra e motit ekstrem të ditëve të fundit.