Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla detare dhe peshkimit në Vlorë

Vendi unë që prej orëve të mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje të dendura shiu.

Si pasojë e kushteve atmosferike në Vlorë është urdhëruar ndalimi i lundrimit të mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit ditën e sotme dhe të nesërme.

Era  e fortë në qytetin bregdetare ka bërë që deti të jetë i trazuar me dallgë të larta, që mund të rrezikojnë jetën e peshkatarëve apo të personave që lundrojnë me mjete të vogla.

Kapiteneria Vlorë njofton se ata do të lejohen të lundrojnë ditën e nesërme pas orë 22:00.

“Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjiun  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  24  orët  në  vazhdim  në  datat  07-08.10.2021  në  drejtimin  J-JL  në  forcën  6-7bft /10-15m/s  deri në  7-8  bft  / 15-20m/s  dhe  lartësi dallge  deri  1.50-3.50 metra  :

NDALOHET  DHËNIA  E  LEJE-NISJES  E  TË  GJITHA  MJETEVE  TË  VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË  PESHKIMIT  DHE  MARJEN E MASAVE.

Njoftohen të gjitha  anijet  e  peshkimit  dhe  mjetet  e  vogla  lundruese  për  situatën  e  përkeqësuar  dhe të  merren  masat  për  sigurimin  e  mjeteve  në  vendet  e  akostuara  dhe  parandalimin  e  ngjarjeve  dhe situatave  gjatë  datave    07-08.10.2021.  

Përmisimi i situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjiun e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  08.10.2021  /  22:00”,  thuhet ndër të tjera në njoftimin e kapitenerisë.