Pandemia/ Moderna gati të hapë filial në Afrikë për prodhimin e vaksinave

Kompania farmaceutike Moderna së fundmi duket se po përgatit ndërtimin e një fabrike në Afrikë për të prodhuar gjysmë miliard doza të vaksinës mRNA në viti përfshirë edhe vaksinën kundër Covid.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kompania ka planifikuar të investojë rreth 500 milionë dollarë për të ndërtuar një fabrikë atje, pasi rritet presioni mbi industrinë farmaceutike.  Kompania njoftoi se së shpejti do të fillojë procesin e përzgjedhjes së vendit dhe vendndodhjes ku do të ndërtojë fabrikën e saj.

Pfizer dhe BioNTech arritën një marrëveshje në korrik me Biovac të Afrikës së Jugut për të zhvilluar afërsisht 100 milion doza të vaksinës së tyre kundër Covid-19 për Afrikën çdo vit. Por Moderna është kompania e parë që planifikon të ketë fabrikën e saj në kontinent.