Bonucci i kërkon falje tifozëve: Jam i zemëruar me veten

Italia është mundur nga Spanja me rezultat 1-2 në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Figura më tragjike te ‘Azzurët’ në këtë ndeshje ishte Leonardo Bonucci që u ndëshkua me karton të kuq në min e 42’ pasi goditi me bërryl Sergio Busquetsin.

Pas ndeshjes Bonucci i ka kërkuar falje tifozëve të Italisë përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

“Unë jam më i zemëruar se ju, para së gjithash me veten”.

“Më vjen keq dhe kërkoj falje. Kjo Itali do të ngrihet dhe do të jetë më e fortë se kurrë”u shpreh Bonucci.