Spanja vendos përdorimin e dozës së tretë për mbi 70-vjeçarët

Spanja ka vendosur të administrojë dozën e tretë të vaksinave antiCOVID-19 për të gjithë personat mbi 70 vjeç, në mënyrë që të rrisë mbrojtjen e tyre, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Komisioni kombëtar i Shëndetit Publik ka vendosur të zgjerojë grupmoshën për dozën përforcuese të vaksinës anti-COVID-19, për të gjithë mbi moshën 70 vjeç, nga fundi i tetorit, me kusht që ata të jenë vaksinuar me dozën e dytë prej të paktën gjashtë muajsh”, tha ministria në një deklaratë.

Deri më tani, Spanja e ka administruar dozën e tretë për banorët në azilet e pleqve dhe për disa persona me imunitet të dobësuar.

Rregullatori evropian miratoi të hënën administrimin e një doze të tretë të vaksinës Pfizer/BioNTech për ata mbi 18 vjeç, nga frika se mbrojtja kundër COVID-19 mund të bjerë pas injeksioneve të para.