Pfizer do të vaksinojë një qytet të tërë në Brazil për studime

Pfizer Inc planifikon të studiojë efektivitetin e vaksinës së saj kundër COVID-19 duke vaksinuar të gjithë popullsinë mbi moshën 12 vjeç të një qyteti në jug të Brazilit, ka thënë kompania.

Studimi do të kryhet në Toledo - një qytet me një popullsi prej 143,000 banorësh, në perëndim të shtetit Parana - si një përpjekje e përbashkët me Programin Kombëtar të Vaksinimit të Brazilit, autoritetet lokale shëndetësore, një spital dhe universitetin federal.

Pfizer tha se qëllimi ishte të studionte sjelljen e COVID-19 në një "skenar të jetës reale" pasi popullsia të ishte vaksinuar.

"Iniciativa është e para dhe e vetme e këtij lloji që ndërmerret në një vend në zhvillim në bashkëpunim me një kompani farmaceutike," njoftoi Pfizer në një deklaratë të mërkurën.