Parashikoi djegien e Notre Dame, astrologu britanik tregon datën kur merr fund pandemia e COVID/19

Astrologu britanik Nicola Aujula, i cili parashikoi me saktësi krizën siriane dhe ngjarje të tjera në botë si humbjen e Donald Trump në zgjedhjet amerikane,  e bëri emrin e tij të njohur me profecinë se "Një kishë me famë botërore do të digjet" në vitin 2019.

Pas zjarrit të kishës, ndërsa emri i koronavirusit nuk ishte dëgjuar ende, Aujula tha se një epidemi vdekjeprurëse në botë ishte në derë.

Duke deklaruar se ai e sheh shumicën e profecive të tij në ëndrrat e tij, Aujula bëri gjithashtu parashikime për fundin e epidemisë që vrau miliona njerëz në të gjithë botën.

Pavarësisht atyre që mendojnë se epidemia e koronavirusit do të përfundojë me përshpejtimin e vaksinimit në të gjithë botën, Aujula është shprehur se kjo pandemi do të marrë fund në vitin 2022.

"Unë parashikoj që paniku dhe kufizimet rreth virusit do të vazhdojnë deri në vitin 2022." është shprehur Aujula.