Sot në parlament, ndryshime sekrete në marrëveshjen e Shqipërisë me 'Pfizer'

Parlamenti do të mblidhet sot në seancë plenare në orën 10 sipas një rendi dite në të cilin janë vetëm katër pika. Një nga pikat për votim është marrëveshja e mbrojtur nga sekreti tregtar me kompaninë Pfizer për vaksinat, e cila ka pësuar disa ndryshime.

“ Akt Normativ nr. 29, datë 13.9.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”.