Gjermania dhe Danimarka riatdhesojnë 37 fëmijë dhe 11 'gra të ISIS' nga Siria

Gjermania njoftoi se ka riatdhesuar tetë gra, të cilat ishin bashkuar me të ashtuquajturin Shteti Islamik  dhe 23 fëmijë nga një kamp në veri të Sirisë.

Ato i kthyen në një operacion të përbashkët me Danimarkën, e cila riatdhesoi tre gra dhe 14 fëmijë, thanë zyrtarët gjermanë.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se gratë ishin në paraburgim dhe përballen me një hetim penal.

Qindra evropianë që iu bashkuan Shtetit Islamik janë në kampe të drejtuara nga kurdët në veri të Sirisë.

Ata u zhvendosën atje së bashku me mijëra të tjerë që u zhvendosën pasi ISIS u shpall i mundur në Siri dhe Irak në mars 2019.

Ministria e jashtme gjermane tha se gratë dhe fëmijët mbërritën në aeroportin e Frankfurtit të mërkurën në mbrëmje nga kampi i paraburgimit Roj në veri-lindje të Sirisë.

Zoti Maas tha se ishte "i lumtur" që ata ishin kthyer në Gjermani, por se "nënat do të duhet të përgjigjen për veprimet e tyre".

"Fëmijët nuk janë përgjegjës për gjendjen ku ndodhen," tha ai, duke thënë se ata "kishin nevojë të veçantë për mbrojtje".