Vaksinimi anti-COVID i fëmijëve, mjeku Skënder Brataj tregon rreziqet

Mjeku dhe drejtori i Urgjencës Skënder Brataj ka folur rreth vaksinimit të fëmijëve.

Brataj ka thënë se rrisqet e vaksinës ndaj fëmijëve, janë si të çdo vaksinë tjetër.

Skënder Brataj është shprehur se e vetmja shenjë tek to, mund të jetë ajo e alergjisë.

“Rrisqet janë si çdo vaksinë tjetër, mund të shfaqë alergji. Tek fëmijët nuk ka ndonjë shqetësim për të parë, siç e vërtetoi Anglina. Unë do t’ia bëja fëmijës tim vaksinës”, ka thënë Brataj në "Opinion".