Lëkundje të forta tërmeti në Kroaci

Një tërmet me magnitudë 5.1 tronditi zonën e Dalmacisë në Kroaci pak para orës 10 të mbrëmjes.

EMSC raporton se epiqendra është 39 kilometra në verilindje të Splitit dhe 19 në jugperëndim të Livno (BiH).

Nuk raportohet deri tani për dëme nga ky tërmet.