Suarez zbulon se si e larguan nga Barcelona: Telefonata me Koeman zgjati 40 sekonda, ai më tha...

Futbollisti uruguaian Luis Suarez ende e vuan mënyrën se si u largua nga Barcelona. Së fundmi, sulmuesi i Atletico Madrid zbuloi mënyrën se si i ishte thënë se nuk do të veshë më fanellën e klubit katalanas.

Trajneri Ronald Koeman e mori në telefon Suarezin për t’i thënë se nuk do të jetë më lojtar i Barcelonës. Telefonata zgjati vetëm 40 sekonda.

"Biseda me Koeman zgjati 40 sekonda. Ai më tha se nuk isha më në planet e tij. Kjo nuk është mënyrë e duhur për t'i thënë lamtumirë një futbollisti që ka kontribuar shumë për klubin. Doja të qëndroja tek Barcelona dhe do të ulja pagën time nëse më kërkohej," tha Suarez përmes kanalit të Gerard Romero në Tëitch.

Kujtojmë, Suarez shënoi  gol kundër Barcelonës më fanellën e Atletico-s disa ditë më parë dhe e festoi sikur po fliste me dikë në telefon.