U dëmtua rëndë në ndeshjen ndaj Interit, ylli i Shakhtar një vit jashtë fushave

I dëmtuar rëndë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Shakhtar Donetsk dhe Inter  (0-0), më 28 shtator, Lassina Traore duket se do të qëndrojë gjatë jashtë fushave të lojës. Siç tha edhe mjeku i ekipit të Shakhtar, Artur Glushchenko, dëmtimi i 20-vjeçarit është shumë serioz.

"Traore ka një dëmtim serioz - strukturat e nyjës së gjurit janë dëmtuar. Në 2 javë është planifikuar një operacion dhe ne po e përgatisim: duhet kohë që ënjtja të ulet, që të ketë përkulje të mjaftueshme të nyjës së gjurit. Dëmtimi është shumë i rëndë. Rikthimi i Traore mund të zgjasë nga 9 muaj në një vit, " tha Glushchenko.