Nëse dëshironi të humbni peshë, mos e teproni me këto ushqime të shëndetshme

Është e mundur të teprohet me ushqime të shëndetshme.

Kur doni të humbni peshë, gjëja më e rëndësishme është të gjeni atë që funksionon për ju dhe trupin tuaj. Ka shumë zakone të mira që ndihmojnë në humbjen e peshës, por mes tyre ka edhe nga ato që mund të dëmtojnë nëse e teproni me to.

Njëra prej tyre u vu në dukje nga nutricionistja Amy Goodson, dhe ka të bëjë me teprimin me ushqimet e shëndetshme.

"Ekziston një keqkuptim i zakonshëm që ne mund të hamë diçka që është e shëndetshme në sasi të mëdha, por kjo nuk është e vërtetë për të gjitha ushqimet," thotë Goodson.

Edhe pse disa ushqime mund të përmbajnë pak sheqer dhe yndyrë, prapëseprapë mund ta teproni dhe të hani më shumë kalori nga sa ishte planifikuar nëse e teproni me to.

“Perimet janë gjithmonë të mrekullueshme dhe do të thosha që mund të hani sa më shumë perime, sepse do të ngopeni më shpejt sesa do të konsumoni shumë kalori me perime. Sidoqoftë, yndyrnat e shëndetshme, drithërat dhe ushqime të tjera të shëndetshme me kalori të lartë mund të çojnë në shtim në peshë dhe marrje të tepërt të kalorive," thotë Goodson.

Ai shton se arrat, avokadot dhe një përzierje e arrave janë një shtesë e shkëlqyer për një dietë të ekuilibruar, por që është e lehtë të teprohet me to.

Përveç kësaj, thotë ai, muesli, fruta të thata ose shufra energjie gjithashtu mund të jenë të mira për ne, por rrezikojmë të hamë shumë kalori dhe sheqer të shtuar.

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ju duhet të eliminoni të gjitha ato nga dieta, ju vetëm duhet t'i kushtoni vëmendje madhësisë së porcionit, shkruan Eat this.