Liga e Kombeve: formacionet zyrtare të gjysmëfinales Itali-Spanjë

Gjysmëfinalet e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve nisin sonte në Itali!

Kampionët e Europës, Italia, presin sonte në “San Siro” Spanjën, me të cilën u përballë në Europian.

Mund të cilësohet si një lloj hakmarrje, pasi Italia kishte triumfuar kundër Spanjës në gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian (1-1, 4-2 penallti), tre muaj më parë në “Ëembley”.

Për këtë ndeshje, Roberto Mancini  e nis me formacionin 4-3-3, ku surprizë është aktivizimi i Bastonit nga minuta e parë.

Për kujtesë, shtatë nga 26 kampionët e Evropës janë të lënduar dhe mungojnë: Alessandro Florenzi, Leonardo Spinazzolla, Gaetano Castrovilli, Andrea Belotti, Rafael Toloi, Matteo Pessina, Ciro Immobile.

Nga ana tjetër, Luis Enrique zgjedh të njëjtin model. Unai Simon është ende i preferuar në portë, duke lënë David de Gea në stol.

 Risi është aktivizimi si titullar në formacionin e iberikëve i Gavit.

Formacionet zyrtare:

Itali: Donnarumma - Di Lorenzo, Bonucci, Bastoni, Emerson - Barella, Jorginho, Verratti - Chiesa, Insigne, Bernardeschi

Spanjë: Unai Simon - Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Marcos Alonso - Koke, Busquets, Gavi - Oyarzabal, Sarabia, Ferran Torres