VIDEO/ Pas reagimit të PD për SYRI TV, Ambasada e SHBA ndryshon njoftimin për protestën

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ndryshuar njoftimin e saj në lidhje me protestën e sotme që pritet të organizohet përballë zyrës së Edi Ramës, tek kryeministria.

Fillimisht ambasada shkruante se protesta po organizohet nga PD-ja.

Por selia blu në një reagim për SYRI TV i hodhi poshtë këto deklarata,  duke u shprehur se protesta nuk organizohet nga ata.

Pas këtij reagimi në SYRI TV, ka ardhur edhe vendimi i ambasadës së SHBA për të ndryshuar njoftimin e parë, ku ka hequr PD-në si organizatore të protestës.

Njoftimi i pare i ambasades se SHBA

 

Njoftimi i ri i ambasades se SHBA, pas ndryshimit